image Policia shënon ditën botërore të përkujtimit të viktimave në trafik

Kosovë

Siguri/ Policia shënon ditën botërore të përkujtimit të viktimave në trafik

news image

Policia e Kosovës shënon ditën botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, gjegjësisht Këshillin e Sigurisë në Trafikun Rrugor dhe me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës.

Këto institucione inicuan shënimin e “Ditës Ndërkombëtare pa Viktima në Trafik”, duke organizuar fushata vetëdijësuese për të rinjtë, respektivisht studentët e universiteteve publike në Republikën e Kosovës.

Me qëllim të përmbledhjes së aktiviteteve në shënim të kësaj dite ndërkombëtare të sigurisë, është organizuar një tryezë e përbashkët ku do të paraqiten ngjarjet kryesore nga kjo iniciativë, vizitat dhe efektet që ka arritur shënimi i fushatës.

Po ashtu, duke qenë se kjo ditë shënohet ndërkombëtarisht nga shumë institucione relevante, do të shihet mundësia që edhe tek ne kjo ditë të marrë vëmendjen e duhur me qëllim të rritjes së vetëdijes së qytetarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion rrugor./ Gazeta Sinjali/