image Policia serbe ndalon dy qytetarë të Kosovës, dyshohet se kanë dalë në territorin e Serbisë

Siguri

Policia serbe ndalon dy qytetarë të Kosovës, dyshohet se kanë dalë në territorin e Serbisë

news image

Policia serbe ka ndaluar dy qytetarë të Kosovës dje pasdite, pasi të njëjtit, afër fshatit Mirovc-Merdar, mund të jenë çorientuar si pasojë e mjegullës dhe mund të kenë dalë në territorin e Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i cili tha se Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime te menjëhershme dhe është interesuar duke kontaktuar edhe palën tjetër në kufi.

Sipas tij, Policia e Kosovës ka marrë konfirmimin nga zyrtarët kompetent të pikë kalimit kufitar me shtetin fqinjë se dy personat shqiptarë të Kosovës që janë ndaluar nga autoritetet policore serbe, janë duke e trajtuar rastin e tyre.

“Pas pranimit të informacionit se dje pasdite dy persona afër fshatit Mirovc-Merdar mund të jenë ç’orientuar si pasojë e mjegullës dhe mund të kenë dalur në territorin serbë, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime te menjëhershme dhe është interesuar duke kontaktuar edhe palën tjetër në kufi, ku nga zyrtarët kompetent të pikë kalimit kufitar me shtetin fqinjë ka marr konfirmimin nga ta se dy personat shqiptarë të Kosovës janë ndaluar nga autoritetet policore serbe, janë duke e trajtuar rastin e tyre dhe sipas tyre nuk mund të japin më shumë informacione për shkak të procedurave të mëtejme”, tha ai.

/Gazeta Sinjali/