image Policia qortoi mbi 900 shoferë serbë që kanë targa ilegale

Politikë

Policia qortoi mbi 900 shoferë serbë që kanë targa ilegale

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është tejkaluar numri i 900 qortimeve, që iu janë dhënë serbëve me targat ilegale të veturave.

Ai tha se pas datës 21 nëntor, do të kalohet me shqiptim të gjobave.

“Sot është dita kur është tejkaluar numri i 900 qortimeve, që iu janë dhënë qytetarëve serbë që kanë targa ilegale, pas datës 21 nëntor duhet të kalohet te gjobat”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Ndryshe, më 1 nëntor Policia e Kosovës ka nisur të lëshojë letra qortuese për secilin shofer makine me targa të paligjshme serbe, që hyn apo del nga territori i Kosovës drejt Serbisë.

Llogaritet se janë rreth 10.000 automjete me targa që Kosova i konsideron të paligjshme dhe ato qarkullojnë kryesisht në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Plani i Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e tyre me targa RKS, do të zhvillohet në tri faza.

Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese.

Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm automjetet me targa RKS.

/GazetaSinjali/