image Policia prangos dy persona në Gjilan pasi gjatë kontrollit iu gjet drogë

Siguri

Policia prangos dy persona në Gjilan pasi gjatë kontrollit iu gjet drogë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmë në Gjilan janë arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”, shkruan Gazeta Sinjali.

Rasti i parë ka ndodhur në Lagjen e Zabelit, rreth orës 22:00. Atje është arrestuar një person, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar 0.8 gramë marihuanë.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 21:20, në rrugën “Esat Berisha”. Policia e ka vendosur në pranga një person, pasi të njëjtit iu gjet 0.5 gramë marihuanë.

Në lidhje me të dy rastet është konsultuar prokurori i shtetit dhe dy të dyshuarit janë liruar, ndërsa rastet procedohen në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/