Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në kapjen e të dyshuarit Destan Qorri.
34-vjeçari kërkohet për veprat penale dhunim, sulm seksual dhe kanosje ndaj disa të miturave, në rajonin e Drenasit.
“Të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij ta njoftojnë policinë në numrin 192”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/