Sinjalizuesit po vazhdojnë të raportojnë në adresë të Gazetës Sinjali, shkeljet e rregullave të komunikacionit. Në mesin e shkelësve të këtyre rregullave, në disa raste po janë edhe vetë zyrtarët policorë, ata të cilët janë të thirrur të monitorojnë respektimin e tyre.
Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur sot në Mitrovicë.
Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit një video, në të cilën shihet një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës, e cila është parkuar në parkingun e dedikuar për taksi.
Sipas tij, kjo veturë zyrtare me targa 020 – 04, ka qëndruar aty për një orë, ndonëse, sinjalizuesi thotë se nuk ka parë që aty është zhvilluar ndonjë aksion.
Për më tepër, ai thotë se vetura ka qenë e fikur dhe nuk ka pasur të ndezur as sinjalizues.
Video më poshtë është realizuar sot, rreth orës 12:00, në Mitrovicë./Gazeta Sinjali/