Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar një person të moshës 35-vjeçare, pasi që i njëjti ka deklaruar se kishte për qëllim që pesë emigrantë shtetas nga Bangladeshi në mënyrë të paligjshme t’i dërgonte në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Patrulla Policore nga Stacioni për Mbikëqyrjen e Kufirit-Vërmicë ka vërejtur pesë persona të cilët nga pjesa e malit, zbrisnin në drejtim të autostradës, ku po i priste një veturë TAXI, me targa vendore.
Pesë personat dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Kosovë dhe kishin për qëllim emigrimin në shtetet e perëndimit.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, si dhe është iniciuar rasti. Me aktvendim nga prokurori, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë, kurse emigrantët dërgohen në Qendrën e Azilit, ndaj të cilëve do të vazhdohet me procedurat e parapara për raste të tilla.