image Policia në Ferizaj ndalon 23 lëmoshëkërkues, 15 prej tyre nga Shqipëria

Siguri

Policia në Ferizaj ndalon 23 lëmoshëkërkues, 15 prej tyre nga Shqipëria

news image

Policia e Kosovës ka nisur aksionin e planifikuar për të ndaluar lëmoshëkërkuesit në qytetin e Ferizajt, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka ndaluar 9 fëmijë dhe 14 persona të moshës madhore.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e Policisë 15 prej tyre kanë qenë shtetas të Shqipërisë kurse 8 prej tyre shtetas të Kosovës.

Aksioni është bërë në koordinim me Policinë Kufitare –Sektorin e Migrimit, Qendrën për Punë Sociale të Ferizajt dhe Gjykatës Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes./GazetaSinjali/