image Policia në aksion, sekuestron tri armë zjarri në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Hajvali

Siguri

Policia në aksion, sekuestron tri armë zjarri në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Hajvali

news image

Policia e Kosovës sot brenda ditës ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e tri armeve të zjarrit në tri lokacione të ndryshme, në Prishtinë, në Fushë Kosovë si dhe në Hajvali, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se rasti i parë i sekuestrimit ka ndodhur rreth orës 09:15 në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë kur policia ka  ndaluar  veturën Mercedes, ngjyrë e zezë me targë Kosove, dhe  pas kontrollit të ushtruar ka gjetur dhe sekuestruar një revole të tipit TT, kalibër 7.62mm, si dhe të copë fishek, kalibër 7.62 mm.

Kurse i dyshuari me inicialet J.R., mashkull, 38 vjeç është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.

“Rasti i dytë i sekuestrimit të armës ka ardhur si rezultat i një pune hetimore në rastin e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm të ndodhur më 28.12.2020 në rrugë    “Nora Kelmendi” në Fushë Kosovë me ç’ rast i dyshuari përderisa ishte në lëvizje me veturën e tij kishte shtënë në ajër.

Progresi hetimor ka mundësuar identifikimin e të dyshuarit me inicialet B. Z, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,.

Ai është arrestuar dhe dërguar  në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.

Në këtë rast policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole të tipit ZORAKI , kalibër 9 mm, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast”, shtoi Borovci.

Kurse, rasti i tretë i sekuestrimit ka ndodhur rreth orës 12:30 në rrugën “Pavarësia” në Hajvali ku policia ka  ndaluar  veturën Mercedes, ngjyrë e hiri me targë Kosove, dhe  pas kontrollit të ushtruar ka gjetur dhe sekuestruar një revole të tipit CZ, kalibër 9 mm, si dhe, katërmbëdhjetë copë fishek, kalibër 9 mm.

“I dyshuari me inicialet V.G., mashkull, 27 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej”, përfundoi Borovci.

/Gazeta Sinjali/