image Policia 'në aksion', nis hetimet për incidentin që ka ndodhur në mbledhjen e Bordit të Telekomit

Kosovë

Njoftim/ Policia ‘në aksion’, nis hetimet për incidentin që ka ndodhur në mbledhjen e Bordit të Telekomit

news image

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se Policia e Kosovës është duke e hetuar një incident që ka ndodhur më 24 prill në mbledhjen e Bordit të Telekomit të Kosovës.

Përmes një komunikatë për media ata thonë se Prokuroria ka pranuar informatën nga Njësia e Hetimeve Rajonale në Prishtinë, e cila ka përcjellur një e-mail nga ministrja në detyrë e MEPTINIS-it, Rozeta Hajdari, për incidentin në fjalë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka pranuar një informatë nga Policia e Kosovës – Njësia e Hetimeve Rajonale në Prishtinë, ku përcjellin një email – shënim zyrtar, nga Ministrja në detyrë e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, lidhur me një incident që ka ndodhur më 24 prill 2020, në Telekomin e Kosovës gjatë mbajtjes së mbledhjes së Bordit të Telekomit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Pas analizimit të këtij rasti, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me sqarimin e rastit në fjalë”, thekson njoftimi./GazetaSinjali/