image Policia në aksion kundër trafikimit me armë në disa komuna të vendit

Siguri

Policia në aksion kundër trafikimit me armë në disa komuna të vendit

news image

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në disa komuna të vendit, me qëllim të parandalimit të trafikimit me armë dhe veprimtari të tjera kriminale, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, i cili tha se ky operacion po zhvillohet në koordinim me prokurorinë.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka filluar realizimin e një operacioni policor, i cili ndërlidhet me parandalimin e trafikimit me armë dhe veprimtari të tjera kriminale. Operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin kompetente”, ka thënë ai.

Kelani tha se informacionet shtesë lidhur me këtë aksion do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit./Gazeta Sinjali/