image Policia ndalon veturën në Prishtinë, 55-vjeçarit i gjejnë armë e municion me leje të skaduar

Siguri

Policia ndalon veturën në Prishtinë, 55-vjeçarit i gjejnë armë e municion me leje të skaduar

news image

Nuk janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës has në persona që mbajnë armë pa leje, dukuri kjo që po cenon sigurinë e qytetarëve të vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë rreth orës 20:30, në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ku nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme, Policia ka ndaluar një veturë të tipit Jeep Tivoli për kontroll.

Burimet e Sinjalit Brenda Prokurorisë thonë se, pas kontrollit të veturës, 55 vjeçarit i është gjetur një armë e tipit Beretta dhe dy karikator me 20 fishekë. I njëjti posedonte leje për qëllime shenjëtarie e cila i kishte skaduar në muajin prill, por jo edhe leje për armëmbajtje.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i është konfiskuar arma dhe është iniciuar rasti si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

/GazetaSinjali/