Mbrëmë rreth orës 22:20 në fshatin Domorovc të Muçivërcës, njësitet policore kanë ndaluar një veturë me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte një shtetas serb, i shoqëruar me dy shtetas shqiptar, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu kanë bërë të ditur sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, të cilët njoftojnë se të dyshuarit kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, duke iu shmangur kontrollit të rregullt kufitar përmes rrugës dytësore.
Tre të dyshuarit janë liruar dhe janë urdhëruar që të paraqiten sot në Stacionin Policor në Muçivërc. /Gazeta Sinjali/