image Policia ndalon të rinjtë me veturë në Prizren, u gjen substanca narkotike

Siguri

Policia ndalon të rinjtë me veturë në Prizren, u gjen substanca narkotike

news image

Policia e Kosovës ka gjetur substanca narkotike në një veturë të cilën e ndaloi në një pikë kontrolli sot në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se në veturën e tipit “Golf 5”, gjatë kontrollimit të pasagjerit që gjendej brenda automjetit u gjet substancë e dyshuar marihuanë.

Dy të dyshuarit që ndodheshin brenda veturës u shoqëruan në stacion policor, ndërsa sasia e drogës që u kap u sekuestrua nga njësia përkatëse.

Rasti ndaj tyre është hapur si “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge”.

Kujtojmë se përdorimi i substancave narkotike ka shënuar ngritje viteve të fundit, por rritje e përdoruesve të këtyre substancave është shënuar edhe në mesin e të rinjve.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

/GazetaSinjali/