Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka ndaluar një person, shtetas të Serbisë për mos deklarim të parave, shkruan Gazeta Sinjali.
I dyshuari është ndaluar pranë brezit kufitar në Jarinje, ku gjatë kontrollit Policia i ka gjetur 12,665 euro dhe 363,080 dinar, të holla këto të pa deklaruara.
“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti me parat i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Policisë.