Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditë së sotme në pikën kufitare në Zhegër, gjatë kontrollimit janë ndaluar dhe identifikuar një automjet dhe drejtuesi i tij.
Kjo pasi që brenda automjetit janë gjetur shtatë krerë gjedhe dhe dyshohet se janë kontrabanduar në territorin e Maqedonisë së Veriut përmes rrugëve ilegale, shkruan Gazeta Sinjali.
“Rasti është trajtuar në koordinim me prokurorinë dhe Inspektorët AUV-it, përderisa pas hetimeve preliminare iu adresohet Doganave të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.