Para pak minutave Policia e Kosovës ka ndaluar një motoçiklistë, pasi që i njëjti dyshohet se posedonte substanca narkotike me vete në motoçikletë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas një sinjalizuesi të Gazetës Sinjali, në tokë vërehen qeset të cilat dyshohet se janë substanca narkotike.
Sinjali ka siguruar pamjet, ku shihet se qeset janë shpërndarë në tokë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pejton” në Prishtinë.
Lidhur me këtë rast Sinjali ka kontaktuar me Policinë, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Sinjali do të ju mbajë të informuar.