Policia e Kosovës ka inicuar rastin “kontrabandë me mallrave” ndaj dy personave me inicialet N.T. dhe D.M., transmeton Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se në mes fshatrave Konqul të Bujanovcit dhe Komrminjan të Ranillugut ka ndaluar një traktor i cili vozitej nga dy të dyshuarit dhe po futej nga Serbia për në Kosovë.
Policia nga traktori ka gjetur mallra të kontrabanduar të produkteve të kozmetikës dhe pijeve alokoolike.
Mallrat që policia ka gjetur në traktor janë: 104 arka të birrës me gjithsej 1040 litra birrë, 90 litra të tri llojeve të ndryshme të rakisë së rrushit dhe 90 litra verë. Krahas këtyre policia ka gjetur dhe konfiskuar edhe produkte kozmetike. /Gazeta Sinjali/