Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje ka ndaluar një konflikt brenda një objekti shkollor, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu që, në stacionin policor janë shoqëruar katër nxënës së klasave të nënta.
Policia kishte kuptuar se personat në fjalë kishin lënë takim për të “zgjidhur” mosmarrëveshjet mes tyre.
Pas përfundimit të intervistimit, në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale dhe prindërve të nxënësve të përfshirë në konflikt, personat e dyshuar janë proceduar më tej në koordinim me prokurorin për të mitur./GazetaSinjali/