Policia e Kosovës sot gjatë orës 09:00 në pikë-kalimin kufitar në Bërnjak, gjatë kontrollimit të dokumentacionit bazuar në vendimin për parandalimin e përhapjes së pandemisë, ka hasur në dy persona të cilët kanë prezantuar teste për COVID-19 të falsifikuara.
Personat e dyshuar me inicialet A.T., 62-vjeçar dhe S.T., 22-vjeçar gjatë interivistimit kanë pranuar se para policisë kanë prezantuar vërtetime të testit COVID-19 të falsifikuara.
Gjithashtu, të dyshuarit kanë deklaruar se testet i kanë marrë në një kafene në Novi Pazar.
Rasti në polici po hetohet si “falsifikim i dokumentit”. /Gazeta Sinjali/