image Policia me operacion në disa rajone të vendit, Njësia Speciale rrethon Ministrinë e Bujqësisë

Siguri

Policia me operacion në disa rajone të vendit, Njësia Speciale rrethon Ministrinë e Bujqësisë

news image

Policia e Kosovës ka nisur ditën e sotme me një operacion policor, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar një fotografi në adresë të Gazetës Sinjali në të cilën shihen forcat e Njësisë Speciale të policisë që kanë rrethuar objektin e Ministrisë së Bujqësisë.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, tha për Sinjali se ky operacion policor është duke u zhvilluar në disa lokacione dhe rajone të ndryshme të vendit, duke mos dhënë më shumë detaje për qëllimin e këtij aksioni.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, tha Kelani./Gazeta Sinjali/