image Mbyllet për herë të tretë një kafeteri në Gjakovë, nuk po i respektonte masat kundër COVID-19

Siguri

Mbyllet për herë të tretë një kafeteri në Gjakovë, nuk po i respektonte masat kundër COVID-19

news image

Policia e Kosovës dhe Inspektorati kanë intervenuar sonte në kafeterinë “Etno” në Gjakovë, të cilën më pas e kanë mbyllur, pasi e njëjta nuk i ka respektuar masat e qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

“Është e vërtetë që policia prap është rikthyer në atë lokal. Njësitet policore janë shtuar aty dhe janë në veprim për marrjen e masave ligjore ndaj pronarit dhe personelit”, ka thënë Gjurkaj.

Kujtojmë se, kjo është hera e tretë gjatë pandemisë që kjo kafeteri mbyllet për shkak të moszbatimit të masave antiCOVID.

Gazeta Sinjali ka raportuar në vazhdimësi për shkeljen e këtyre masave, ndërsa për detaje të tjera klikoni linqet e mëposhtme. /Gazeta Sinjali/