Ndonëse janë të thirrur për të respektuar rregullat në komunikacion, në shumë raste po del që zyrtarët policorë po i thyejnë ato, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe sonte në qytetin e Mitrovicës.
Në një video të dërguar në adresë të Gazetës Sinjali shihet se si vetura e policisë është ndalur në mes të rrugës, përderisa njëri nga zyrtarët policorë gjendet në bankomatin që ndodhet afër rrugës duke nxjerrë para.
Një ndalesë e tillë disa minutëshe në mes të rrugës ka shkaktuar trafik, duke penguar kështu qarkullimin e veturave në atë pjesë. /Gazeta Sinjali/