Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion për sekuestrimin e armëve pa leje, mëson Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se janë duke u kryer bastisje në disa shtëpi në Drenas.
Deri tani Sinjali merr vesh se janë sekuestruar dy armë të gjata pa leje dhe një revole e cila po ashtu mbahej pa autorizim.
Burimet e njëjta kanë bërë me dije se bastisja është duke vazhduar edhe në një shtëpi tjetër./GazetaSinjali/