Një person me inicialet P.H., 38-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare Vitomiricë/Radavc, në fshatin Shtupeq i Madh, pasi që i njëjti dyshohet për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të armëve”, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka ndaluar veturën e personit të dyshuar, në të cilin gjendeshin i dyshuari dhe një dëshmitarë .
Gjatë kontrollimit të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar:
1 armë e llojit ‘Benelli’ – prodhim italian;
1 armë e llojit ‘Hastan’ – prodhim turk;
1 pako me 20 fishekë të kalibrit 308 WIN,
1 pako me 23 fishekë të llojit sterling, të kalibrit 12 mm.,
1 pako me 5 fishekë 12 mm.,
1 pako me 9 fishekë të 12mm.,
2 këllëfë të armëve të gjata./GazetaSinjali/