Policia e Kosovë përmes urdhër-kontrollit në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente ka zbatuar masa sigurie, ku janë kontrolluar nxënësit e tri shkollave të mesme në Vushtrri, shkruan Gazeta Sinjali.
Si rezultat i kontrollimit në posedim tek nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, shtatë thika, një boks hekuri, një pistoletë plastike dhe gjësende tjera.
Sipas njoftimit të Policisë provat e gjetura materiale do t’i paraqiten prokurorit kompetent.