Një punëtore në bankë në Gjilan ka raportuar në polici se nga një klient kanë pranuar një monedhë prej 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
“Rr. Nëna Terezë, Gjilan 21.02.2020 – 10:00. Ankuesja femër kosovare punëtore në një bankë, ka raportuar se nga një klient kanë pranuar një monedhë prej 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Monedha është konfiskuar për ekzaminim. /Gazeta Sinjali/