Policia e Kosovës ka konfirmuar se dje është gjetur trupi i pajetë i Enver Berkollit, 80-vjeçarit nga Prishtina, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas policisë, trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion.
80-vjeçari ishte raportuar si i zhdukur më 31 gusht të këtij viti. Pasditen e kësaj dite ai ishte parë për herë të fundit në rrugën “1 Tetori”.
“Rr. 1 Tetori, Prishtinë 31.08.2020-17:00. Në lidhje me rastin është raportuar se me 02.10.2020 është gjetur trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar i cili kohë më parë ishte raportuar si person i zhdukur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./Gazeta Sinjali/