image Policia konfirmon raportimin e Sinjalit: Një person gjendet pa shenja jete në Dobërllukë

Siguri

Policia konfirmon raportimin e Sinjalit: Një person gjendet pa shenja jete në Dobërllukë

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar pak më parë për një 54-vjeçar që është gjetur pa shenja jete në fshatin Dobërllukë të komunës së Vushtrrisë. Ky raportim i Sinjalit, tashmë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

Në një prononcim për Sinjalin, Prekazi tha se rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe se viktima ka pasur shenja gjaku në pjesën e sipërme të trupit.

Prekazi tha se në prehrin e viktimës është gjetur një armë zjarri, njëjtë siç raportoi edhe Sinjali.

“Rasti është njoftuar në Policinë e Kosovës, është një trup i pajetë i gjinisë mashkullore dhe i moshës 50-vjeçare. Njësitë kompetente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar edhe viktimën me shenja gjakut në pjesën e sipërme. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Emergjenca dhe mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Dyshimet e para janë që bëhet fjalë për vdekje të dyshimtë, mirëpo hetimet vazhdojnë”.

“Po ashtu thuhet se një armë është gjetur në prehrin e viktimës”,
tha Prekazi për Sinjalin.

/GazetaSinjali/