image Policia konfirmon raportimin e Sinjalit: Gjendet drogë pas një bastisje në Prizren

Siguri

Policia konfirmon raportimin e Sinjalit: Gjendet drogë pas një bastisje në Prizren

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar dje se gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës, në rrugën “Besim Shala” në Prizren është kryer një bastisje.

Pas kontrollit, në atë shtëpi është gjetur drogë, e llojit marihuanë dhe është arrestuar një person. Burimet e Sinjalit njoftojnë se bëhet fjalë për Urim Gjakolaj.

Në lidhje me këtë është njoftuar edhe në raportin 24-orësh të Policisë.

Gjakolaj, sipas Policisë është dërguar në mbajtje.

Bazuar në urdhëresën e lëshuar nga gjykata, njësitë policore kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar  2814.25  gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

/GazetaSinjali/