image Bastisje në një shtëpi në Prizren: Policia gjen drogë, arreston 29-vjeçarin

Siguri

Bastisje në një shtëpi në Prizren: Policia gjen drogë, arreston 29-vjeçarin

news image

Policia e Kosovës sot ka kryer një bastisje në një shtëpi në rrugën “Besim Shala” Prizren, ku ka gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, ky operacion rezultoi me arrestimin e një personi, me inicialet U.GJ, 29-vjeçar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se në shtëpinë që u bastis, zyrtarët policorë kanë gjetur dy kavanozë me gati 3000 gramë marihuanë, disa folje të mbështjellura me drogë, e gjësende të tjera.

Përveç drogës, gjatë këtij aksioni, Policia ka sekuestruar edhe një telefon, si provë materiale lidhur me rastin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/