Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se Policia e Kosovës është duke kryer një aksion në Prishtinë.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cili ka njoftuar se aksioni është duke u zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës”, tha ai për Sinjalin.
Gazeta Sinjali do të ju mbaj të informuar për detaje rreth kësaj ngjarje. /Gazeta Sinjali/