image Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur këtë person

Siguri

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur këtë person

news image

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është: Adnan Muzlijaj, i lindur me 17.11.1993 nё fshatin Orroberd- Istog.

I akuzuari është i kërkuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

–        192 dhe 080019999 (pa pagesë)

–        039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

–        E-mail adresa: [email protected]

/Gazeta Sinjali/