image Policia kapë një 21-vjeçar me drogë e thikë në Prishtinë - Sinjali

Policia kapë një 21-vjeçar me drogë e thikë në Prishtinë

news image

Mbrëmë pas mesnatës, Policia ka ndaluar një 21-vjeçar në rrugën “Sami Plakolli” në Prishtinë, i cili ishte duke e vozitur një veturë të tipit “BMW”.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se gjatë kontrollit të të dyshuarit, i është gjetur një sasi e vogël e substancës narkotike, të llojit marihuanë, por ai ka deklaruar se kjo substancë ishte për konsum personal.

Zyrtarët policorë kanë kontrolluar edhe veturën e 21-vjeçarit, ku kanë gjetur një thikë, për të cilën i dyshuari ka thënë se e përdor për peshkim.

Siç mëson Sinjali, substanca narkotike dhe thika janë sekuestruar, ndërsa të dyshuarit i është dhënë vërtetimi për sekuestrimin e gjësendeve.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me rekomandim të tij rasti iniciohet “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin