image Policia kap tre persona në Fushë Kosovë me 22 qese drogë, para e telefona

Siguri

Policia kap tre persona në Fushë Kosovë me 22 qese drogë, para e telefona

news image

Sot rreth orës 12:45 në rrugën “Xhemail Mustafa” në Fushë Kosovë, Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pasi te të njëjtit ka gjetur dhe konfiskuar 22 paketime/qese najloni që dyshohet të jetë marijuanë me peshë rreth 4 kg e 537 gram, një veturë, 2365 euro dhe 3 telefona, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate nga Policia e Kosovës, gjersa shtohet se hetuesit policorë nga Njësia e Gjakovës e DHTN-së e  mbështetur edhe nga Njësia e Prishtinës e DHTN-së, kanë ndërhyrë në bodrumin e një ndërtese duke zënë në flagrancë tre të dyshuarit duke bërë shkëmbimin e narkotikëve.

Nga policia janë arrestuar tre të dyshuarit me inicialet E.K., viti i lindjes 1963, mashkull, shtetas i Shqipërisë, D.E., viti i lindjes 1998, mashkull kosovar dhe F.Sh., viti i lindjes 1982, mashkull kosovar.

“Në lidhje me këto veprime është njoftuar prokurori kujdestar  i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti ‘blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit, ndalohen në ndalim policor për 48 orë”, thuhet në komunikatë.

/Gazeta Sinjali/