Tre persona janë arrestuar sot – dy në Vushtrri e një në Mitrovicë të Jugut. Ata dyshohen se e kanë kryer veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vushtrri dy të dyshuarve u janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike në peshë 3,2 gram.
Ndërkaq, në Mitrovicë të Veriut, është arrestuar një person pasi i është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike në peshë 16 gram.
Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’, ndërsa ata janë liruar.