Personi që dyshohet se ka kryer vjedhjen e tri veturave në Pejë, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, i dyshuari së pari kishte kryer dy vjedhje me datë 09 dhjetor në Pejë dhe në Klinë.
Kurse të premten rreth orës 16:30 kishte vjedhur një veturë të tipit “Shkoda-Fabia” në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.
Personi i arrestuar është V.L i lindur më 02.07.1986 dhe me urdhër të Prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Njoftimi i plotë:
Me datë 18.12.2020 rreth orës 16.30 në Stacionin Policor në Pejë është paraqitur një rast vjedhje e veturës. Vetura e vjedhur e tipit Shkoda – Fabia ishte e parkuar në Rr. Mbreteresha Teutë në Pejë dhe në pronësi të një biznesi.
Me datë 19. 12. 2020 në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 06:30 e njëjta veturë është ndaluar nga patrulla policore e Stacionit Policor Malishevë dhe pas verifikimeve të nevojshme ka rezultuar si veturë e vjedhur një natë më herët në Pejë.
V.L. i lindur me 02.07.1986 i dyshuar për vjedhjen e veturës është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 oreve, ndërsa vetura i eshte kthyer pronarit.
Ky person ka qenë i dyshimtë edhe për 2 vjedhje të tjera të veturave me datën 09.12.2020 me ç’rast kishte vjedhur një veturë në Pejë, VW-CADY e cila ishte hasur nga Policia në Fushë Kosovë dhe në të njëjtën forme i ishte kthyer pronarit e poashtu edhe me 15.12.2020 në Klinë ku vetura e vjedhur ishte hasur nga patrullat Policore të Gjakovës dhe i është kthyer pronarit legjitim.
Rasti është proceduar me kallzim penal në Prokurorinë Themelore në Pejë”.