image Policia kap 9 qese me substanca narkotike në Prishtinë

Siguri

Policia kap 9 qese me substanca narkotike në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës ka arritur që të gjejë dhe konfiskojë nëntë qese me substancë të dyshuar narkotike, gjatë 24 orëve të fundit, në tri rrugë të ndryshme të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Katër qeset e para, të cilat janë të mbushura me substancë të dyshuar narkotike, të llojit marihuanë, iu gjetën një të dyshuari, në rrugën “Tahir Zajmi”, rreth orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës.

Këto qese i dyshuari i mbante në veturën e tij dhe policia hasi në to gjatë një kontrolli.

Dy qese të tjera me substancë të dyshuar narkotike, po ashtu të llojit marihuanë, policia i gjeti në çantën e krahut të një personi të dyshuar, mbrëmë rreth orës 21:45, te rruga “B” në Prishtinë.

Ndërkaq sot, rreth orës 00:05, në rrugën “Sadik Bekteshi”, policia ia vuri prangat një personi të dyshuar, pasi që gjatë kontrollit te i njëjti ka gjetur një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike.

Po ashtu, në afërsi të vendit, ku ishte duke qëndruar i dyshuari, në tokë, janë gjetur edhe dy qese të tjera me substancë të dyshuar narkotike./Gazeta Sinjali/