image Policia jep detaje se si ndodhi aksidenti në Gjilan ku u lëndua një person

Siguri

Policia jep detaje se si ndodhi aksidenti në Gjilan ku u lëndua një person

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për një aksident trafiku në Gjilan, më saktëssiht te rrethi i ETC-së, ku lëndime mori shoferi i motoçikletës, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga Policia e rajonit të Gjilani i thanë Sinjalit se në aksident janë përfshirë vetura e tipit “Fiat” dhe motoçikleta “PGOREX”.

“Dyshohet se deri te aksidenti të ketë ardhur atëherë kur: Fiati ishte duke lëvizur në rrugën “Ahmet Malisheva” në drejtim të rrugës së Ferizajt me te arritur në rreth rrotullim (banesa plisi), duke mos i dhënë përparësi motoçikletës”, njofton Policia.

I lënduar mandej ka pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjilanit, prej ku është liruar. /GazetaSinjali/