Sot gjatë ditës është raportuar për një turiste nga Çekia e cila është sulmuar nga qentë endacak pranë kampusit të Universitetit të Prishtinës.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tregoi se turistja nuk ka dashur që të vazhdohet më tej me procedura policore.
“Rreth orës 11:30, e kemi pranuar informatën se në Kampusin Universitar, një person është sulmuar prej një qeni endacak. Personi në fjalë ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta s’ka dashtë të vazhdoj më tej me procedura policore”, ka thënë Ahmeti.