Një person është therur me një mjet të mprehtë mbrëmjen e kaluar në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Raporti policor thotë se: “viktima ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin, nga i njëjti është sulmuar me mjet të mprehtë, duke e goditur në dorë”.
Viktima ka marrë tretman mjekësor në QKUK-së dhe pas tretmanit është liruar ndërsa i dyshuari ngarkohet me veprën penale “Lëndim i rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje”.
Sipas Policisë, rasti mbetet nën hetime nga njësitë relevante.