image Policia jep detaje rreth aksidentit në Viti ku humbi jetën një grua dhe dy të tjera u lënduan

Siguri

Policia jep detaje rreth aksidentit në Viti ku humbi jetën një grua dhe dy të tjera u lënduan

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një vetaksident ka ndodhur sot në fshatin Sllatinë e ulët të Vitisë, ku si pasojë një grua ka humbur jetën dhe dy të tjera janë lënduar.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30 dhe dyshohet se vetura ka goditur një mur në skaj të rrugës.

Bëhet e ditur se të aksidentuarat janë dërguar me urgjencë në qendrën emergjente të Gjilanit.

Për kundër ndihmës mjekësore që iu ofrua, viktima nuk ka arritur t’i shpëtojë plagëve.

Kurse vozitësja me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

“Drejtuesja pas tretmanit mjekesor në spitalin e Gjilanit lirohet, por me urdhër të prokurorit ndalet në qendrën e ndaljes për 48 orë, gjersa pasagjerja tjetër e lënduar është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë për Sinjalin zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet në IML për obduksion. Policia e Kosovës është duke i bërë hetimet për t’i ditur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë”, shtoi Hashani./GazetaSinjali/