image Policia jep detaje për zjarrin në Tophane

Siguri

Policia jep detaje për zjarrin në Tophane

news image

Pak më parë Gazeta Sinjali raportoi se një zjarr ka shpërthyer në një objekt në lagjen Tophane në qytetin e Prishtinës, ndërsa tani edhe Policia ka ndarë detajet nga ky rast.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci në një përgjigje për Sinjalin tha se nga ky incident nuk ka asnjë person të lënduar mirëpo ka pasur dëme të konsiderueshme materiale.

“Rreth orës 12:10,  është raportuar për një zjarr në një objekt banimi në  rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu  janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale”, tha ai për Sinjalin.

/GazetaSinjali/