image Policia jep detaje për vetaksidentin në rrugën Prishtinë – Prizren (FOTO)

Siguri

Policia jep detaje për vetaksidentin në rrugën Prishtinë – Prizren (FOTO)

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Prizren, më saktësisht në Gjurgjicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i tha Sinjalit se nuk ka pasur asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 15:50 në autostradën “Ibrahim Rugova” në KM e 54-të, Malishevë – Gjurgjicë është shkaktuar një aksident trafiku (vetë-aksident), ku dyshohet se drejtuesi i një veture ka humbur kontrollin dhe vetura ka goditur mbrojtësit e rrugës. Deri në këtë fazë përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për persona të lënduar”, tha Hoxha për Sinjalin.

“Apelojmë tek drejtuesit e automjeteve qe te jenë më të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat në trafik, ne veçanti të ju përmbahen kufizimeve të shpejtësisë që përcaktohen përmes shenjave në rrugë, në mënyrë që të parandalohen aksidentet e tilla që shpesh po përfundojnë me pasoja të rënda”, tha ai.