image Policia jep detaje për vdekjen e diplomatit malazez në Prishtinë

Siguri

Policia jep detaje për vdekjen e diplomatit malazez në Prishtinë

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për vdekjen e sekretarit të ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë, Nikolla Ljuljduraj, i cili nuk arriti t’i mbijetojë një arresti kardiak.

Vdekjen e tij për Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:15 kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes. Personi (shtetas i huaj) është dërguar në QKUK, nga ku jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit po punojnë për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Gazeta Sinjali/