image Policia jep detaje për rrahjen te Rruga B në Prishtinë

Siguri

Policia jep detaje për rrahjen te Rruga B në Prishtinë

news image

Një përleshje fizike ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në Rrugën B në Prishtinë, ku një person dyshohet se e ka sulmuar një tjetër, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se janë intervistuar personat e përfshirë në rast.

“Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar sulm policia ka intervistuar personat e përfshirë dhe rasti në koordinim me prokurorin e shtetit,  trajtohet në procedurë të rregullt”, tha Ahmeti për Sinjalin.

Ndërkohë burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personat e përfshirë në rrahje janë një 21-vjeçar dhe një 40-vjeçar, ku ky i fundit dyshohet se ka nisur rrahjen.

Sipas burimeve, para intervistimit,  40-vjeçari i është nënshtruar testit të alkoolit, i cili pas matjes ka rezultuar me përqindje të lartë.

/GazetaSinjali/