image Policia jep detaje për rrahjen mes vëllezërve në Prizren, sulmuesi ishte 38 vjeçar

Siguri

Policia jep detaje për rrahjen mes vëllezërve në Prizren, sulmuesi ishte 38 vjeçar

news image

Policia ka dhënë detaje për rrahjen mes vëllezërve në rrugën “Besnik Kastrati” në Prizren, ku vëllai 38 vjeçar, me inicialet A.S, ka sulmuar me mjete të forta dy vëllezërit e tij, duke e lënë njërin nga ta pa vetëdije.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur që të dyshuarin A.S., të moshës 38 vjeçe, ta sjellin në Stacionin Policor në Prizren.

Ndërsa viktima ka marr tretman mjekësor në spitalin rajonal Prizren dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

“Rasti ka ndodh pas një mosmarrëveshje ne mes natarëve te familjes (vëllezërve)”, thuhet në komunikatën e policisë.

Pasi është intervistuar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkaq, palët janë intervistuar në lidhje me rastin ku i dyshuari pranon se kishte në pronësinë e tij një armë.

Policia në cilësinë e provave  materiale e ka sekuestruar:    
 Një Kallash ‘AK-47 “ nr.serik 0362983
 Dy karikator me një fishekë . 7.62 m.m..

/GazetaSinjali/