image Policia jep detaje për djegien e veturës në Rrugën C

Siguri

Policia jep detaje për djegien e veturës në Rrugën C

news image

Sot, një orë pas mesnate një veturë e tipit BMW është përfshirë nga zjarri, në rrugën “Bedri Berisha” në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rasti ishte vetëm me dëme materiale.

“Sot, rreth orës 01:00, policia ka marrë informatën se në rrugën “Bedri Berisha” në Prishtinë, është duke u djegur një veturë e tipit BMW. Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet e nevojshme policore, të përkrahur edhe nga zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Ahmeti.

Zëdhënësja e Policisë po ashtu njoftoi se hetuesit policorë po vazhdojnë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin./Gazeta Sinjali/