Policia e Kosovës e ka konfirmuar se është duke u zhvilluar një aksion kundër lojërave të fatit në Rajonin e Mitrovicës.
Operacioni është duke u implementuar në disa lokacione në Vushtrri, me qëllim parandalimin e veprave të ndryshme penale, përfshirë edhe lojërat e fatit.
Këtë për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.
“Policia e Kosovës në vazhdimësi ka punuar dhe po punon me përkushtim ne parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në vend, veprave të ndryshme penale, përfshirë edhe lojërat e fatit. Ju konfirmoj se në këtë fazë është duke u implementuar një plan operativ në disa lokacione ne Vushtrri, ndërsa detaje tjera tani për tani nuk mund te bëhen te ditura deri ne implementimin e plotë të këtij plani policor”, ka thënë Hoxha.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar në lidhje me këtë rast./Gazeta Sinjali/