image Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Gjilan-Prishtinë, ka të lënduar

Siguri

Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Gjilan-Prishtinë, ka të lënduar

news image

Sot rreth orës 14:20 në fshatin Mramor të Prishtinës kanë mbetur të lënduar dy persona si pasojë e një aksidenti të rëndë mes dy automjeteve, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Policia e Kosovës, në përgjigjen e të cilës thuhet se veturat e përfshira kanë qenë të tipit ‘Golf 4’ dhe një kombi i llojit ‘Mercedes’, ngjyrë e bardhë.

“Me datë 25.10.2020 rreth orës 14:20 në fshatin Mramor është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore ku kanë qenë të përfshira dy automjete, 1. V. W. Golf 4 dhe. 2. Kombi Mercedes ngjyrë e bardhë. Dy persona raportohet te kenë marrë lëndime trupore”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Gjithashtu, Policia e Kosovës bën apel te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe t’i përmbahen shenjave që kufizojnë shpejtësinë e lëvizjes./Gazeta Sinjali/